Dolar 32,3109
Euro 35,0805
Altın 2.279,41
BİST 8.962,45
Adana Adıyaman Afyon Ağrı Aksaray Amasya Ankara Antalya Ardahan Artvin Aydın Balıkesir Bartın Batman Bayburt Bilecik Bingöl Bitlis Bolu Burdur Bursa Çanakkale Çankırı Çorum Denizli Diyarbakır Düzce Edirne Elazığ Erzincan Erzurum Eskişehir Gaziantep Giresun Gümüşhane Hakkari Hatay Iğdır Isparta İstanbul İzmir K.Maraş Karabük Karaman Kars Kastamonu Kayseri Kırıkkale Kırklareli Kırşehir Kilis Kocaeli Konya Kütahya Malatya Manisa Mardin Mersin Muğla Muş Nevşehir Niğde Ordu Osmaniye Rize Sakarya Samsun Siirt Sinop Sivas Şanlıurfa Şırnak Tekirdağ Tokat Trabzon Tunceli Uşak Van Yalova Yozgat Zonguldak
İstanbul 20°C
Açık
İstanbul
20°C
Açık
Cum 23°C
Cts 21°C
Paz 21°C
Pts 23°C

ALWERA INVEST, TANİ EDHE NË SAMSUN

Zyra e hapur në rrethinën Atakum të Samsunit nga Alwera Invest që është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Kosovë, sot është vënë në shërbim me një ceremoni

ALWERA INVEST, TANİ EDHE NË SAMSUN
REKLAM ALANI
6 Mayıs 2022 00:13 | Son Güncellenme: 6 Mayıs 2022 00:15

Një nga shtetet më të reja të Evropës, Alwera Invest kompania kosovare me famë botërore në sektorin e ndërtimit e cila është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, synimet e saja për investime i ka vënë edhe në Samsun. Me një ceremoni madhështore është vënë në shërbim hapja e zyrës së kompanisë në rrethinën e Atakumit.


FJALIMI I ‘NGROHTË’ NGA CEMİL DEVECI

Duke filluar fjalimin e parë në ceremoninë e hapjes së zyrës Alwera Invest në lagjen Atakum Güzelyalı, Kryetari i komunës së Atakumit Av. Cemil Deveci tha: “Njeriu puntor kosovar, gjaku ynë, shpirti ynë, një pjesë e zemrës tonë erdhi dhe na gjeti në Atakum. Ne atë do ta presim, do ta udhëzojmë, do t’i hapim zemrat. Kryetari i komunës metropolitane është këtu, zyreja e kryetarit të tregtisë dhe industrisë është këtu, zyreja e kryetarit të tregtarëve dhe zejtarëve është këtu. Atakum dhe Samsun janë në dispozicion të bashkëqytetarëve tanë”, tha ai.

FTESË NGA BIZNISMENËT KOSOVARË

Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHPK Alwera Invest, biznismeni kosovar Faton Hasani tha se ështe i emocionuar për hapjen e një zyreje në Samsun pas Stambollit dhe Bursës. Hasani tha, “Dëshiroj të falënderoj shumë kryetarin e Komunës Metropolitane të Samsunit Mustafa Demir dhe kryetarin e Atakumit Cemil Deveci. Gjithashtu ju uroj të gjithëve për festën. Kam vetëm një kërkesë nga ju. Siç e dini, kryetari i komunës se Ferizajit Agim Aliu erdhi këtu dhe ju vizitoi, po ashtu edhe ne ju mirëpresim. Dëshirojmë t’ju shohim në Kosovë. Duam t’ju shohim atje për t’i forcuar më tej lidhjet tona ekonomike dhe kulturore”, tha ai.

KRYETARİ DEMIR: JEMI KRYEQYTETI I RAJONIT

Kryetari i Komunës Metropolitane Mustafa Demir në fjalimin e tij tha: “Ne jemi një qytet në qendër të veriut, jemi pothuajse kryeqyteti i rajonit. Jemi një qytet që po ecim mirë pothuajse në çdo fushë në prodhim, eksport dhe punësim. Prandaj, krijimi këtu do të shpresojmë të jetë një fillim për zhvillime shumë serioze të dobishme. Ne do të donim të bënim të njëjtën vizitë në Kosovë. Shpresoj se mund të bëjmë një vizitë në Kosovë. Kemi shumë vëllezër kosovarë në Samsun. “tha ai.

Kryetari i Zyrës së Tregtisë dhe Industrisë së Samsunit (STSO) Salih Zeki Murzioğlu, Kryetari i Zyrës së Tregtarëve dhe Zejtarëve të Samsunit (SESOB) Eyüp Güler, Kryetari i Shoqatës Kosovare të Bafras Av. Yunus Gün dhe shumë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mysafirë morë pjese në këtë ceremoni.

Musa Gün

REKLAM ALANI
YORUMLAR

Bu site, istenmeyenleri azaltmak için Akismet kullanıyor. Yorum verilerinizin nasıl işlendiği hakkında daha fazla bilgi edinin.

Henüz yorum yapılmamış. İlk yorumu yukarıdaki form aracılığıyla siz yapabilirsiniz.